Begaj, kampione e botës

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj shpallet kampione e botës në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg.

Sport

13/11/2014 12:07

Romela Begaj shpallet kampione e botës në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg.

28-vjeçarja ngriti 113 kg në këtë stil duke lënë pas vetes peshngritëse me emër në arenën ndërkombëtare. Begaj ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kg dhe në të tretin arriti të triumfojë në botërorin e Kazakistanit, raporton “Top Channel”.

Aktualisht po zhvillohet dhe prova për stilin e shtytjes, e cila do të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare të peshëngritëses shqiptare.