Befason Al-Khelaifi: Paratë nuk patën rëndësi për Mbappe, Real Madrid ishin gati të paguanin më shumë
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur lidhur me Kylian Mbappe.
Sport
Kritika të shumta pati për skuadrën e Paris Saint-Germain për kontratën me Kylian Mbappe, por duket se Real Madrid pati diçka më shumë në tavolinë.
LEXO EDHE:
Mbappe tregon pse ndryshoi mendje për kalimin te Real Madrid
Presidenti i PSG ka thënë se Real Madrid po i ofronte më shumë lojtarit francez, por për Mbappe paratë nuk patën rëndësi.
“Real Madrid do të paguanin për Mbappe më shumë sesa ne. Mund ta konfirmoj këtë. Ka një tjetër klub në Spanjë, që paguan më shumë para se ne”, ka thënë Al-Khelaifi, transmeton lajmi.net.
“Paratë nuk ishin të rëndësishme për Kylian Mbappe. Projekti sportiv ishte”, shtoi ai.
PSG dhe Al-Khelaifi janë akuzuar se i kanë humbur shijen futbollit me ofertat e tyre stratosferike. /Lajmi.net/