Befason trajneri i GSW: Curry do të largohet

Trajneri i Golden State Warriors ka dhënë një deklaratë befasuese pas ndeshjes ndaj LA Lakers.

Sport

03/02/2019 09:00

Golden State kanë shënuar fitore të rëndësishme kundër Lakers, duke triumfuar me rezultatin 115:101.

Ylli i skuadrës, Stephen Curry nuk pati një prej starteve më të mira të ndeshjeve, duke e filluar ndeshjen me 0 realizime nga 8 tentime, transmeton lajmi.net.

I pyetur pas ndeshjes për këtë ‘ngecje’ të Curry, Steve Kerr ka dhënë një përgjigje me dozë shakaje.

“Ne do ta transferojmë atë” ishin fjalët jo serioze të Kerr, referuar lojtarit të tij të preferuar.

Ishte Kevin Durant që bëri që mos disponimi i Curry të mos vërehet, duke bartur skuadrën e tij në supe, drejt fitores. /Lajmi.net/