Befason trajneri i Barcelonës

.

Sport

26/08/2017 23:53

Ernesto Valverde shpreson që Barcelona deri në fund të afatit kalimtar të transferimeve të sjellë në ‘Camp Nou’ akoma përforcime.

Barcelona që një ditë parë zyrtarizoi Ousmane Dembelen e Dortmundit, vazhdon të shfaq interesim edhe për Coutinhon e Liverpoolit, për të mbajtur skuadrën kompetitive pas largimit të Neymar.

“Shpresoj që të kemi një ekip më kompetitiv deri më datë 31. Shpresojmë që ditën e fundit të tregut të kemi një ekip më të kompletuar dhe më të mirë”, u përgjigj Valverde në pyetjen për prurjet e reja te Barcelonës, duke lënë të kuptohet se do të ketë transferime.

Përndryshe Barcelona ka shënuar fitore në xhiron e dytë të La Ligas, duke e mposhtur Alavesin në udhëtim./Lajmi.net/