Befason Reali, kërkon Kurzawan
Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë të Monacos, Layvin Kurzawa.

Sport
Real Madrid është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Monacos, Layvin Kurzawa.
Sipas të përditshmes franceze “France Football”, anëtari i skuadrës nga League 1, ka përfunduar nën shënjestër të Los Blancos, për afatin kalimtar të verës.
Trajneri Carlo Ancelotti e konsideron Kurzawan si zëvendësues ideal për portugezin Fabio Coentrao që ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij sezoni.