Befason Neymar, tregon se kush është lojtari më i mirë kundër të cilit ka luajtur

15:20 | 19 Korrik 2019

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, ka befasuar me deklaratën e tij të fundit, lidhur me lojtarin më të mirë që ka pasur përballë.

Neymar ka zënë qendrën e vëmendjes javëve të fundit, me emrin e tij që kryesisht lidhet me një rikthim të mundshëm tek Barcelona.

Gjatë karrierës së tij mjaft të pasur, braziliani ka pasur përballë kundërshtarë të ndryshëm, por ai që e cilëson si më të mirin, është spanjolli i Real Madrid, Sergio Ramos.

“Më i miri me të cilin jam përballur? Sergio Ramos” ka thënë Neymar, transmeton lajmi.net.

“Ai është një qendër mbrojtës i shkëlqyer, dhe ai shënon gola” ka shtuar tutje braziliani.

Neymar është përballur nëntë herë me Ramos, duke fituar katër herë, barazuar një dhe humbur katër të tjera. /Lajmi.net/