Befason Mancini: Do të ishte më mirë nëse Serie A nuk luhet

Roberto Mancini ka dhënë komentet e tij mbi situatën aktuale të Serie A.

Sport

25/04/2020 20:46

Mancini, aktualisht është selektor i kombëtares së Italisë, dhe së fundmi është pyetur se a duhet vazhduar Serie A apo jo.

Selektori i kombëtares italiane beson se për kombëtaren e tij do të ishte më mirë nëse nuk rifillon sezoni, por ka thënë se lojtarët dëshirojnë të kthehen në fusha të blerta.

“Të jem i sinqert, edhe unë jam ngopur me qëndrimin brenda. 60 ditë mjaftojnë për ta çmendur një njeri”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Si trajner i kombëtares, mund të them se do të ishte më mirë nëse Serie A nuk rifillon, sepse nëse ata luajnë shumë ndeshje gjatë verës, nuk do të kenë pushim mjaftueshëm dhe mund të ketë lendime”, ka shtuar trajneri.

“Gjithsesi, unë e di se lojtarët mezi presin të kthehen në fusha, kështuqë shpresoj se ata do të mund ta bëjnë këtë sa më parë”, ka thënë ndër të tjerash Mancini.

Pandemia që ka kapluar botën ka bërë që Euro 2020 të shtyhet për vitin 2021, pasi synohet që ligat nacionale të përfundohen gjatë verës. /Lajmi.net/