Befason Kroos, “Nuk shqetësohem për rezultatet e dobëta të skuadrës”

Ylli i mesfushës, Toni Kroos, ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.

Sport

12/10/2018 18:49

Ai, në prag të ndeshjes Gjermani – Holandë, ka komentuar edhe situatën tek klubi madrilen.

Kroos ka thënë se nuk i interesojnë rezultatet e dobëta të skuadrës dhe nuk është aspak i shqetësuar.

“Kemi pasur situata të tilla. Këto situata janë për t’u kthyer. Nuk shqetësohem” ishin fjalët e gjermanit.

Real Madrid nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit, statistikë kjo që ka “lëkundur” edhe pozitën e Lopeteguit. /Lajmi.net/