Befason Klopp, as që e mendon vazhdimin e kontratës me Liverpool

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka befasuar së fundmi me deklaratat lidhur me të ardhmen e tij.

Sport

19/07/2019 11:45

Klopp ka korrur sukses të madh sezonin e kaluar me Liverpool, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve, si dhe duke vendosur rekord në historinë e skuadrës për pikët e grumbulluara në Premierligë.

Gjermani është i vendosur që të vazhdojë rrugëtimin e tij me ‘The Reds’, por nuk ka pranuar të flas lidhur me një rinovim të kontratës.

Klopp ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 dhe trajneri beson se ka kohë për të dhe klubin që të flasin rreth rinovimit.

“Nuk largohem para se të skadojë kontrata. Ky është qëndrimi im. Kjo është arsyeja pse kontrata është e rëndësishme” ka thënë Klopp për ‘Telegraph’, transmeton lajmi.net.

“Kemi kohë për të marrë vendime. Nuk ka nevojë ta bëjmë tani. Tri vite janë shumë për tu shqetësuar. Është vetëm kontratë” ka thënë tutje trajneri i ‘Reds’.

Sezonin e kaluar Liverpool kishte humbur vetëm një ndeshje në Premierligë, por 97 pikët nuk mjaftuan për të fituar titullin e parë që nga 1990. /Lajmi.net/