Befason Griezmann: Nuk di si të dribloj

Antoine Griezmann ka befasuar me deklaratat e tij të fundit, lidhur me aftësitë e tij.

Sport

22/11/2019 17:43

Griezmann, ylli i Barcelonës, ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, me të gjithë që e pyesin për raportin e tij me Lionel Messi.

Por, së fundmi, francezi ka dhënë një deklaratë tjetër, shumë interesante, ku ka zbuluar se nuk di të driblojë.

“Nuk di si të dribloj” ka thënë Griezmann, transmeton lajmi.net.

“Më pëlqen të kem një ose dy prekje në top, dhe të kem pamje të pastër drejt portës për të goditur” shtoi francezi.

Griezmann është aktivizuar në krahun e majtë këtë sezon, pozitë kjo që nuk është natyrale për lojtarin. /Lajmi.net/