Befason Batatina: Vitin e ardhshëm stadiumi i Llapit do të jetë si ‘Camp Nou’

Tahir Batatina ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e humbur 1:3 të Llapit në ‘Zahir Pajaziti’  nga skuadra e Feronikelit.

Sport

15/05/2019 18:46

Trajneri i Llapit ka thënë se e ka pasur të vështirë të motivojë skuadrën, pas ndeshjes kundër Prishtinës.

“Shume e vështirë të motivohet skuadra pas humbjes ndaj Prishtinës. E kemi ditë që do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse në pjesën e par luajtëm mirë“, ka deklaruar Batatina, përcjell ‘lajmi.net.

Duke folur për sezonin e ardhshëm, Batatina ka shtuar: ““Gjithmonë kemi luftuar për titullin e kampioni asnjëherë nuk kemi luftuar për barazh ose për mbijetesë. Vitin e ardhshëm në Podujevë do ta shini një Camp Nou si dhe një Llap që do të luftojë për të dal në Evropë”.

Ai në fund ka pasur një mesazh edhe për ‘finalen’ Feronikeli – Prishtina.

“Të gjithë lojtarët do të mbesin kam biseduar me ta dhe nuk do të largohen. Feronikelit dhe Prishtinës ju dëshiroj suksese në ndeshjen e fundit, dha ekipa që është më e mirë të shpallet kampion”, tha Tahir Batatina për Supersport./Lajmi.net/