Befason Arsenali, ‘blen’ Illarramendin?

Arsenali ka ndërhyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Asier Illarramendi, duke ofruar 24 milionë funte për shërbimet e tij.

Sport

23/01/2015 17:45

Arsenali është i gatshëm t’i paraqes konkurrencë Athletic Bilbaos për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Asier Illarramendi, në fund të këtij sezoni.

Illarramendi, i cili iu bashkua gjigantit madrilen nga Real Sociedad për 24 milionë funte, ka dështuar të zë një vend në formacionin bazë dhe pritet të largohet.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka thënë se nuk dëshiron që futbollisti të largohet tani, gjatë janarit, por nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ndodh në verë.

Andaj, sipas “Marca”, Arsenali është i gatshëm të paguajë 24 milionë funte për transferimin e tij, ofertë kjo më e mirë se ajo që ka shprehur gatishmëri të paraqes Bilbao.