Befason Arsenal, vë në shënjestër mbrojtësin nga “Championship”

Unai Emery duket se është vënë në kërkim të një lojtari që do të përforcojë fazën e mbrojtjes.

Sport

25/11/2018 10:20

Sipas “The Sun”, Arsenal janë duke shikuar që të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Brentford, Ezri Konsa, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari ka nënshkruar me Brentford në qershor, kur kaloi nga Charlton, por paraqitjet e tij të mira nuk i kanë ikur syve të “Gunners”.

Konsa paraqitet edhe me kombëtaren e Anglisë U-21, ku në ndeshjen e luajtur ndaj Meksikës, ai ishte rezervist i pa shfrytëzuar.

Mbetet të shihet nëse Arsenal do të kryej ndonjë lëvizje qysh në janar apo do të pres deri në verë. /Lajmi.net/