Befasohet Federer, eliminohet nga 20 vjeçari në Australian Open

Roger Federer është befasuar nga Stefanos Tsitsipas me rezultatin 6:7, 7:6, 7:5 dhe 7:6.

Sport

20/01/2019 14:34

Federer ka mbetur jashtë garave të Australian Open pasi është “shokuar” nga i riu grek, Tsitsipas, i cili pati një paraqitje të jashtëzakonshme në “Rod Laver Arena”, shkruan lajmi.net.

20 vjeçari grek luajti një lojë pa presion dhe pa frikë kundër më të mirit në historinë e tenisit, dhe loja e tij u shpërblye në fund.

Tsitsipas edhe vitin e kaluar u kualifikua për garat e ATP Tour ku bëri sensacionin duke mposhtur numrin 1. Novak Djokovic.

Federer tani mund të bie në vendin e 6 në ranglistën e ATP. Kujtojmë se zvicerani tashmë është 37 vjeçar dhe duket se mosha po e kryen punën e saj.

Në kulmin e karrierës, Federer ishte i pa thyeshëm, dhe për këtë arsye nga disa konsiderohet si më i miri i historisë. /Lajmi.net/