Befasia e kuqe
Liverpool pësoi disfatën e parë në edicionin e ri të Premierligës duke u mundur në Anfield Road nga Southampton me rezultat minimal 1-0 në duelin e vlefshëm në xhiron e pestë. Goli nga Dejan Lovren pas 53 minutash lojë ishte shënimi i vetëm në këtë ballafaqim, por i mjaftueshëm që mysafirët të marrin tri pikë…

Sport
Liverpool pësoi disfatën e parë në edicionin e ri të Premierligës duke u mundur në Anfield Road nga Southampton me rezultat minimal 1-0 në duelin e vlefshëm në xhiron e pestë.
Goli nga Dejan Lovren pas 53 minutash lojë ishte shënimi i vetëm në këtë ballafaqim, por i mjaftueshëm që mysafirët të marrin tri pikë të mëdha kundër skuadrës që aktualisht kryeson në renditje.
Liverpool pati rastet e tij – edhe pse nuk është se dominoi ndeshjen – por nuk arriti të realizojë, për herë të parë në edicionin e ri dhe mori një goditje të fuqishme të papritur në këtë fillim kampionati.
Rezultatet:
Norwich-Aston Villa 0:1
Liverpool-Southampton 0:1
Newcastle-Hull 2:3
WBA-Sunderland 3:0
West Ham-Everton 2:3