Befasi: Zlatan Ibrahimovic mund të pensionohet të dielën

Zlatan Ibrahimovic ka lënë të kuptohet se ai mund  të tërhiqet nga futbolli këtë të diel.

Sport

19/10/2019 12:17

Ylli suedez përmes një deklaratë ka sugjeruar që ndeshja e parë e Play Off në Mls me LA Galaxy, mund të jetë e fundit në karrierën e tij profesionale, që ka filluar qysh 20 vite më parë.

Para ndeshjes së Play Offit në MLS, Ibrahimovic ka thënë se kjo ‘mund të jetë ndeshja e tij e fundit’.

Galaxy fazën e Play Off e nisin në udhëtim te Minessota United, dhe në rast fitoreje i pret Los Angeles.

Karriera e Ibrahimovic e nisur në vitin 1997 në Malmo, ka qenë jashtëzakonisht e madhe, një rrugëtim emocionues, duke veshur fanellat e skuadrave si Barcelona, Inter, Juventus, Milan, Manchester United dhe Paris Saint Germain.

Edhe pse 38 vjeç, ai ka treguar formë të mirë këtë sezon, duke shënuar 30 gola në MLS.

Pensionimi i tij, do të shënonte fundin e një epoke për futbollin./Lajmi.net/