Befasi: Xhaka ndërron skuadër, mbetet në Premierligë

Newcastle United janë duke kërkuar nënshkrimin me Granit Xhakën në formulën e huazimit në afatin kalimtar të janarit.

Sport

14/11/2019 14:44

Granit Xhaka nuk është më lojtari i preferuar i tifozëve dhe trajnerit të Arsenal, Unai Emery.

Incidenti me tifozët e Arsenalit në ndeshjen kundër Crystal Palace, ka bërë që Xhakës t’i merret shiriti i kapitenit.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës pritet që të largohet nga Arsenal, dhe Newcastle United do t’i ofrojë mundësinë që të qëndrojë në Premierligë, sipas The Telegraph, përcjell lajmi.net.

Për Xhakën ka pasur interesim edhe nga Italia, ku përmendej skuadra e Milanit./Lajmi.net/