Befasi nëse nuk fiton Ronaldo

Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas ka bërë të ditur se votoi për bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo në mesin e kandidatëve për Topine Artë 2013 dhe mendon se do të jetë befasi nëse ylli portugez nuk shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë. “Vota ime e parë i shkoi Cristianos. Do të befasohem…

Sport

21/11/2013 20:40

Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas ka bërë të ditur se votoi për bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo në mesin e kandidatëve për Topine Artë 2013 dhe mendon se do të jetë befasi nëse ylli portugez nuk shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.

“Vota ime e parë i shkoi Cristianos. Do të befasohem nëse nuk fiton këtë vit, paraqitjet dhe statistikat e tij janë të jashtëzakonshme”, deklaroi Casillas për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

“Dikush mund t’i vlerësojë më tepër titujt, dikush tjetër formën e futbollistit, por unë mendoj se flasin golat. Të realizoni më tepër se 90 gola në 80 ndeshje është diçka e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Casillas po ashtu insistoi se është duke punuar shumë në mënyrë që të rikthehet në formacionin bazë të Real Madridit në La Ligë, para Kampionatit botëror 2014. “Luftoj për tu kthyer si titullar. Punoj shumë rreth kësaj”, përfundoi ai.