Befasi: Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Në një ndeshje të Kupës së Kosovës, Llapi ka shkaktuar surprizë si mysafir, duke mposhtur Dritën me rezultat 2-1 dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. Golat për Llapin u shënuan nga Arbnor Ramadani në minutën e 17-të dhe Muhamet Hyseni në të 58-tën, ndërsa për Dritën Besnik Krasniqi ngushtoi diferencën nga penalltia në minutën e…
Sport
Në një ndeshje të Kupës së Kosovës, Llapi ka shkaktuar surprizë si mysafir, duke mposhtur Dritën me rezultat 2-1 dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Golat për Llapin u shënuan nga Arbnor Ramadani në minutën e 17-të dhe Muhamet Hyseni në të 58-tën, ndërsa për Dritën Besnik Krasniqi ngushtoi diferencën nga penalltia në minutën e 81-të, transmeton lajmi.net.
Fitorja e Llapit shënon një moment të rëndësishëm në këtë edicion të Kupës së Kosovës, duke e çuar skuadrën më tej në garë./lajmi.net/