Befasi e madhe: Zeneli te gjiganti evropian

Arbër Zeneli me shumë gjasë do të ndryshoj skuadër në afatin e janarit.

Sport

30/12/2018 16:13

Arbër Zeneli është duke shkëlqyer në këtë sezon te Heerenveen, andaj është bërë cak i shumë skuadrave.

Ylli kosovar mund të transferohet te Galatasaray me fillim të muajit të ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Zeneli kishte paraqitje fantastike edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, andaj skuadra turke është duke e shikuar nga afër lojën e tij.

Kështu, Galatasaray është i gatshëm që të paguaj 2.5 milionë euro për transferimin e mesfushorit kosovar nga Heerenveen. /Lajmi.net/