Befasi e madhe: Ky është kapiteni i Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës

Kosova dhe Danimarka kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore.

Sport

21/03/2019 18:06

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, para asaj kualifikuese ndaj Bullgarisë.

Bernard Challandes ka përpiluar formacionin startues ndaj danezëve, duke vendosur që Arijanet Muric të jetë në portë, raporton lajmi.net.

Trajni zviceran e la në stol Samir Ujkanin, që është edhe kapiten i skuadrës, duke ia bartur shiritin, Herolind Shalës.

Vlen të ceket se Kosova ka 10 ndeshje pa humbjes, gjersa ka fituar në tetë dhe ka barazuar në dy. /Lajmi.net/