Gattuso po e merr drejtimin e skuadrës së njohur nga Premierliga

8:08 | 24 Prill 2019

Gennaro Gattuso do të largohet nga Milani me të përfunduar ky sezon.

Gennaro Gattuso nuk ka arritur t’i bind drejtuesin e Milanit edhe për një mundësi, andaj do të shkarkohet në fund të këtij sezoni.

Por, trajneri italian nuk do të mbetet edhe për shumë gjatë pa punë, pasi Neëcastle e dëshiron transferimin e tij, përcjell lajmi,net nga Gazzetta dello Sport.

Skuadra angleze do t’i ndajë rrugët me Rafa Benitezin, që nuk dëshiron të vazhdojë më me skuadrën, duke e transferuar kështu Gattuson.

Por, italiani do ta pranojë ofertën e tyre, vtëm nëse i ofrohet një buxhet i majm për transferimet në verë. /Lajmi.net/