Bedri Hamza viziton Thaçin e Veselin: Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza ka vizituar ish-krerët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë. Hamza tha se muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tij. Hamza deklaroi se at ai…
Lajme
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza ka vizituar ish-krerët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë.
Hamza tha se muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tij.
Hamza deklaroi se at ai shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart.
“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare”,shtoi ai, transmeton lajmi.net.
Po ashtu Hamza tha se iu premtoi se “do t’i gëzojnë më 28 dhjetor”.
Postimi i plotë:
Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. I gjeta mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu.
Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare.
Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi.
Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!./Lajmi.net/
