Bedri Hamza vazhdon takimet zyrtare në Departamentin e Shtetit

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është duke vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hamza bëri të ditur se ka realizuar edhe disa takime të tjera zyrtare atje. Ai tha se në Departamentin e Shtetit ka takuar udhëheqësin e re të diplomacisë amerikane në Ballkan. Ai theksoi se…

Lajme

09/08/2024 13:03

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është duke vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza bëri të ditur se ka realizuar edhe disa takime të tjera zyrtare atje.

Ai tha se në Departamentin e Shtetit ka takuar udhëheqësin e re të diplomacisë amerikane në Ballkan.

Ai theksoi se në këtë takim e uroi Alexander Kasanof për pozitën e re që mori në kuadër të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Hamza tha se në këtë takim të rëndësishëm u fol për nevojën thelbësore për bashkëpunim, koordinim dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Postimi i plotë:

Pata takim të rëndësishëm dhe të ngrohtë në State Department, me udhëheqësin e ri të diplomacisë amerikane në Ballkan, z. Alexander Kasanof. Jam tejet i nderuar që jam lideri i parë nga Ballkani që po e takoj z. Kasanof, prej kur ka ardhur në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perëndimor. Eksperienca unike e tij e bëri shumë të dobishëm diskutimin e sfidave në peizazhin e ri gjeopolitik botëror. Në takim ishte edhe Drejtoresha për Evropën Juglindore, znj. Colleen Hyland, e cila ka shërbyer në ambasadën amerikane në Kosovë dhe është një mbështetëse e madhe e jona.

Në këtë takim tepër të rëndësishëm dhe përmbajtësor, z. Kasanof e urova edhe për postin e ri. Ne u pajtuam për nevojën thelbësore për bashkëpunim, koordinim dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet tona me SHBA-në, ndërsa unë e prezantova planin e qeverisjes sime të fokusuar në zhvillim të hovshëm ekonomik, me investime strategjike, me rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO, ku mbështetja e SHBA-së do të jetë përcaktuese.

Kemi shumë punë për të bërë dhe kemi humbur shumë kohë, por jam më i bindur se kurrë se në Amerikë i kemi shtyllat kryesore të përkrahjes dhe mbrojtjes. Takimin e përfundova me optimizëm që konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen, që të fokusohemi në rezultatet konkrete për qytetarët tanë dhe jo në krijim të dramave që nuk sjellin asgjë, pos izolim dhe injorim.