Bedri Hamza priti në takim ambasadorin francez në Kosovë Didier Chabert

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, më të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndër institucional, me theks të veçantë në realizimin e projekteve të përbashkëta për qytetarët e Kosovës.

Lajme

17/07/2019 16:14

Me këtë rast Hamza, falënderoi ambasadorin Didier Chabert për mbështetjen që shteti i Francës dhe ai personalisht i ka ofruar Kosovës përgjatë viteve të fundit që ka shërbyer në Kosovë.

“Jam i lumtur që kam mundur të shoh për nga afër se si së bashku kemi arritur të adresojmë sfida të ndryshme, veçanërisht lidhur me projektet tona të përbashkëta. Në Ambasadën e Francës në Kosovë kemi hasur gjithmonë në partneritet konstruktiv dhe për këtë ju falënderoj ju dhe stafin tuaj”, shtoi  Hamza.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për progresin e arritur në projektin për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, ku u bë e ditur se, me dakordimin e palëve të  përfshira, implementimi i projektit ka kaluar tek Kompania rajonale e Ujësjellësit, e cila edhe do të jetë shfrytëzuese e aseteve pas ndërtimit të tyre.

Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chaber duke falënderuar ministrin  për bashkëpunimin e deritanishëm, ai edhe një herë rikonfirmoi përkushtimin e shtetit të Francës për mbështetjen e Kosovës në zhvillimin e projekteve të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. /Lajmi.net/