Bedri Hamza flet për veten e familjen, i tregon qytetarëve pse duhet ta votojnë atë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar sot një video ku rrëfen më shumë për të dhe familjen e tij. Hamza në atë video ka zgjedhur të tregoj për vështirësitë me të cilat ai është përballur gjatë jetës. “Një rrëfim në vetën e parë për një rrugëtim që formoi identitetin tim.…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar sot një video ku rrëfen më shumë për të dhe familjen e tij.
Hamza në atë video ka zgjedhur të tregoj për vështirësitë me të cilat ai është përballur gjatë jetës.
“E kam kry fakultetin në kohë, dhe njëjtë sikur baba, karrierën e kam fillu në Trepçë. Kur e kam vërejtë punën ku ka punu babi im, e kam kuptu se çka është sakrifica. Çfarë pune të rëndë kanë bërë punëtorët e Trepçës, për ta siguru një jetë për familjet e tyre. Kjo më shtyn, që si Kryeministër të sigurohem që asnjë familje në Kosovë të mos e përjetojë atë që përjetuam ne. T’i siguroj çdo familje paga të dinjitetshme dhe një mundësi fer për një jetë më të mirë”, ka thënë Hamza.
Ai ka përmendur edhe nënën e tij, nga e cila thotë se e ka mësuar solidaritetin, shkruan lajmi.net.
“E kam një kujtim shumë të veçantë prej nanës time. Nana ime nuk u kujdes vetëm për gjashtë fëmijët në familjen tonë, ajo morinë shtëpi dhe rriti edhe katër jetimë, që kishin humbur prindërit si të vegjël. Prej nënës e mësova solidaritetin, dhe këso solidariteti dua të shoh në qeverinë tonë”, ka thënë ai.
Hamza përmes kësaj videoje i tregon qytetarëve se pse duhet ta votojnë atë dhe cili është qëllimi i tij për Kosovën.
“Unë kandidoj për kryeministër jo vetëm për të fituar votën tuaj. Jam plotësisht i bindur që bashkë, mund ta përmirësojmë jetën e qytetarëve të Kosovës. Bashkë, ta zhvillojmë një ekonomi ma mirë, një shëndetësi ma mirë, një standard jetese ma mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Çdo sfidë që kam pas në jetë vetëm ma ka forcuar bindjen se secili prej nesh duhet dhe mundet të bëjë më shumë për qytetarët e këtij vendi. Prandaj unë e di që Kosova mundet ma mirë!”, ka shtuar Hamza mes tjerash. /Lajmi.net/
Video: