Beckham, njeriu i milionave

David Beckham fitoi më tepër se 16.5 milionë funte nga marrëveshjet personale me sponsorë në vitin e tij të fundit si futbollist. Ish kapiteni i Anglisë, u pensionua në maj pas pesë muajve të aventurës në Paris Saint-Germain, pas largimit nga Major League Soccer në dhjetor 2012 ku luajti për pesë vjet në Los Angeles…

Sport

08/10/2013 10:40

David Beckham fitoi më tepër se 16.5 milionë funte nga marrëveshjet personale me sponsorë në vitin e tij të fundit si futbollist.

Ish kapiteni i Anglisë, u pensionua në maj pas pesë muajve të aventurës në Paris Saint-Germain, pas largimit nga Major League Soccer në dhjetor 2012 ku luajti për pesë vjet në Los Angeles Galaxy.

Kurse, llogaritë më të reja në kompaninë e Beckhamit, Footwork Production, shënuan rritje më 2012 prej 10 përqind në 16.5 milionë funte. Gjatë vitit 2012, Beckham ishte prezent në Olimpiadën në Londër, në ceremoninë e hapjes dhe marrëveshjen me Samsungun.

Llogaritë po ashtu tregojnë se 39-vjeçari ish futbollist i Manchester Unitedit dhe Real Madridit përfitoi pagë prej 14.1 milionë funtesh nga kompania e tij. Llogaritë nuk përfshijnë pagën prej 4 milionë dollarësh që Beckham mori nga Galaxy.