Beckham kërkon para nga PSG

David Beckham ka kërkuar ndihmë nga pronarët e pasur të Paris Saint-Germain për të financuar klubin e tij të ri nga Miami në Major League Soccer. 38-vjeçari u pensionua si futbollist tek PSG në maj të vitit të kaluar dhe javën e kaluar konfirmoi planin për krijimin e një skuadre në Miami. Mirëpo, ai kërkon…

Sport

11/02/2014 08:10

David Beckham ka kërkuar ndihmë nga pronarët e pasur të Paris Saint-Germain për të financuar klubin e tij të ri nga Miami në Major League Soccer.

38-vjeçari u pensionua si futbollist tek PSG në maj të vitit të kaluar dhe javën e kaluar konfirmoi planin për krijimin e një skuadre në Miami.

Mirëpo, ai kërkon ndihmë nga Qatar Sports Investment (QSI), që ka investuar shuma të mëdha parash tek klubi francez, pasi bleu 70 për qind të aksioneve të klubit më 2011.

“Po, David Beckham na ka kontaktuar duke kërkuar ndihmë, por ende nuk është marrë asnjë vendim”, deklaroi një burim i afërt me QSI-n për të përditshmen franceze Le Parisien.

Ish kapiteni i Anglisë ka marrëdhënie të mira me pronarin e PSG’s, Nasser Al-Khelaifi dhe shpreson se miliarderi nga Katari do të përkrahë projektin e tij.

MLS aktualisht numëron 19 klube dhe do të shtojë dy të tjera më 2015.