Beckham ka treguar se cila ishte ndeshja që solli më së shumti stres tek ai

Legjenda e Anglisë dhe Manchester United, David Beckham, ka treguar se cila ka qenë ndeshja që e stresoi më së shumti atë.

Sport

16/05/2019 17:00

Në një karrierë shumë të pasur, ku luajti me Real Madrid, Manchester United, Paris Saint Germain e LA Galaxy, mesfushori anglez, në veçanti ka një ndeshje në memorie.

Ishte sezoni 1998/99, kur ai mbronte fanellën e Man United, që kishte treguar ndeshjen që i ka dhënë atij ‘flutura në bark’.

“Unë kurrë nuk ndjeja stres në lojë, kurrë nuk ndjeja stres para lojës, por duhet ta pranojë se në një rast kisha ‘flutura në bark” ka thënë Beckham, duke iu referuar finales me Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

“Fitorja në një ndeshje të atillë, ai moment, asgjë nuk mund t’i afrohej atij” ka thënë tutje anglezi.

Nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, ‘djajtë e kuq’ kishin fituar atë sezon titullin në Premierligë, Kupën FA si dhe Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/