Beckham: Ibrahimovic, në Top 3 të botës

David Beckham e di më së miri se çfarë lojtari i madh është Zlatan Ibrahimovic. Ish futbollisti anglez e pati mundësinë të luante përkrah sulmuesit suedez për një periudhë të shkurtër në Paris Saint Germain dhe aty e vërtetoi se futbollisti me prejardhje boshnjake është njëri prej më të mirëve në botë. “Ibra është ndër…

Sport

26/02/2014 13:31

David Beckham e di më së miri se çfarë lojtari i madh është Zlatan Ibrahimovic.

Ish futbollisti anglez e pati mundësinë të luante përkrah sulmuesit suedez për një periudhë të shkurtër në Paris Saint Germain dhe aty e vërtetoi se futbollisti me prejardhje boshnjake është njëri prej më të mirëve në botë.

“Ibra është ndër tre futbollistët në më të mirë në botë. Të luash me të është një gjë e jashtëzakonshme. Ai është njëri prej futbollistëve më të talentuar me të cilin e kam pasur rastin dhe kënaqësinë të luaja në karrierë.

Ibrahimovic është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë ish futbollisti i Manchester United, Real Madrid, Milan dhe Los Angeles Galaxy.