Beckham e dëshiron yllin e PSG te skuadra e tij

Presidenti i Miami Inter, David Beckham ende mban shpresa për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani

Sport

03/02/2020 16:31

Sipas Goal.com, ish-ylli i Manchester United po punon që të nënshkruajë me uruguaianin deri në përfundim të merkatos së MLS, përcjell lajmi.net.

‘’El Matador’’ është vendosur në shitje nga kampionët në fuqi të Francës dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit nga Evropa.

Me ardhjen e Mauro Icardit, hapësirat për lojtarin janë zvogëluar ndjeshëm, duke u parë vetëm si zgjedhje e dytë e sulmit nga Thomas Tuchel.

Në 10 paraqitje me kampionët e Francës, Cavani ka shënuar vetëm 2 gola, çka tregon se edhe forma e tij ka rënë dukshëm nga sezonet e kaluara. /Lajmi.net/