Becker mbështet rikthimin e Murray pas lëndimit

Boris Becker e ka mbëshetur Andy Murrayn në rrugën e tij për t’u kthyer në rangun e më të mirëve në sportin e tenisit.

Sport

19/02/2020 18:13

Ish-numri një i botës në sportin e bardhë ka deklaruar se Murray ka mundësi të rikthehet përsëri në majat e këtij sporti për shkak të vetëbesimit që ka britaniku.

Pas lëndimit që mori pak ditë më parë, ish-reketi numër një i botës ka zhgënjyer shumë fansa të tij nëpër botë, me çka  ka vënë në dyshime se a do të vazhdojë të merret më aktivisht me sport.

Sipas Becker, Murray ka potencialit për ta bërë një gjë të tillë pasiqë jo secili lojtar do ta kishte gjetur kurajon që të punonte nëse do të kishte fatin e njëjtë me të 32-vjeçarit.

‘’Shumë lojtarë do të ishin pensionuar nëse do të merrnin lëndime të atilla që mori Murray, po të më kishit pyetur para një viti unë nuk mendoja se ai do të rikthehej përseri, por ai e bëri këtë. Ai punon shumë dhe kjo është ajo çka e veçon nga të tjerët’’, tha Becker për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

Trofeu i fundit i Murrayt është ai i vitit 2016, me ç’rast arriti ta fitojë Wimbeldonin në atë kohë.

Në vitrinen e trofeve të lojtarit gjejmë: 5 Australian Opens, 1 French Open, 2 Wimbeldons dhe 1 US Open./Lajmi.net/