Bechtel-Enka hap panairin e punësimit

Kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup “”Bektel-Enka”, do të organizoj një panair punësimi në komunën e Lipjanit.

Lajme

11/06/2015 15:59

Sipas një njoftimi për media të kësaj kompania, panairi do të organizohet nesër në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

“Panairi do të startoj ne orën 09.00 deri në 12.00 pranë qendrës sportive “Better Life”, në afërsi me Stadiumin e Komunës”, thuhet në njoftim.

Bechtel Enka GP është tashmë duke avancuar në punimet për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferri”, Prishtinë-Shkup, ndërsa punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën 11 muaj më parë.

Projekti parashikon të lidhë Prishtinën më kufirin e Kosovës me Maqedoninë në piken kufitare të Hanit te Elezit.

Kjo kompani ka ndërtuar edhe projektin tjetër më të madh rrugor të Kosovës, autostradën “Ibrahim Rugova”, që lidh Prishtinën me Vërmicën, pikën kufitare me Shqipërinë.