Bebe Rexha tregon këngën e preferuar shqipe

Bebe Rexha zbuloi këngën e preferuar shqipe.

ShowBiz

05/12/2020 15:42

Bebe Rexha së fundi ka publikuar disa video, të cilat i realizoi në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Në njërën prej videove, artistja shfaqet në shtrat duke pirë kafe dhe dëgjon një këngë që lidhet pikërisht me kafen.

Kënga në fjalë rastisi të jetë shqipe dhe Bebe thotë se është e preferuara e saj për momentin, teksa ua përkujton fansave që është në shqip.

“Kënga ime e preferuar tani. Është një këngë shqipe, meqë ra fjala”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, përmes një tjetër videoje, Bebe Rexha tha se kultura shqiptare e ka inspiruar atë si artiste dhe ndjehet krenare për këtë gjë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)