Bebe Rexha sjell projektin e ri muzikor

Bebe Rexha manifeston ‘Forcën e gruas’ në këngën e re.

ShowBiz

20/09/2019 09:03

Bebe Rexha ishte emër shumë i përmendur këto javët e fundit për shkak të postimeve provokuese që bënte, por tani artistja ka bërë atë që din më së miri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga Dibra orët e para të mëngjesit ka publikuar këngën e saj të re që mban titullin ‘You cant stop the girl’ një këngë kjo ku si temë Bebe ka forcën e gruas.

Ndryshe nga kënga e saj e fundit, këtë herë ajo këngën e solli vetëm në versionin ‘Audio’.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën e re nga Bebe Rexha. /Lajmi.net/