Bebe Rexha sjell me klip këngën “Ferrari”

Emri i saj ka arritur të njihet në çdo cep të botës.

ShowBiz

27/04/2018 17:35

Bebe Rexha është ndër artistet më aktive aktualisht në muzikë, që shumë shpesh realizon këngë të reja, shkruan lajmi.net.

“Ferrari”, mban titullin një prej dy projekteve të reja të cilat këngëtarja i ka publikuar këto ditë, ndërsa sot ajo kësaj kënge ia shoqëroi edhe videoklipin.

Si çdo herë, në veshjen e këngëtares në klip nuk mungonte ngjyra e kuqe, e cila duket se është e preferuara e saj.

Kujtojmë që “Expectations” është albumi më i ri i Bebe Rexhës, i cili do të jetë në duart e fansave të saj gjatë muajit qershor dhe përfshin disa krijime të këngëtares. /Lajmi.net/

YouTube player