Bebe Rexha reagon me video, pasi lexoi komentet negative për të nga shqiptarët

Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa video ku flet për kulturën shqiptare.

ShowBiz

23/04/2021 12:41

Bebe Rexha tashmë e ka dëshmuar në mënyrë të fuqishme se ajo nuk ka nevojë për Photoshop që të ndihet bukur, shkruan lajmi.net.

Ajo para disa ditësh ka ndarë një video në rrjete sociale ku shihet tërësisht natyrale e veshur me bikini të zeza, ku tregoi se është krenare me trupin e saj.

Ndonëse ditët e sotme përdorimi i ‘filters’ është një gjë e zakonshme por Bebe Rexha është një nga personazhet e njohura botërore e cila shpesh herë ndan fotografi apo video pa grim duke u munduar që  ta normalizoj paraqitjen natyrale.

Sot Bebe ka rastisur të shohë komente që i janë bërë për videon e publikuar.

Menjëherë pasi lexoi këto komente negative, Bebe Rexha ka reaguar në rrjete sociale për anën e kulturës  shqiptare që nuk i pëlqen.

Ajo vazhdoi duke thënë se “Nëse shqiptarët do t`i përkrahnin femrat, shqiptaret do të ishin shumë më shumë të arritura në jetë”.

Bebe tha se ajo është krenare për kulturën e saj në përgjithësi por ka disa gjëra qe i pengojnë asaj. Këngëtarja u shpreh se me videon e trupit që postoi ajo dëshironte të tregonte se askush nuk është perfekt dhe se komentet ku thanë se ajo duket si ‘një lopë, trupi i saj është një katastrofë’ e neveritën atë, teksa u shpreh se ajo që e shqetësoi më shumë ishte numri i lartë komenteve negative që ishte në atë postim.

“Në vendëse ne si shqiptarë të përkrahim njëri tjetrin, ne gjithmonë po ofendojmë femrat shqiptare”, tha Bebe./Lajmi.net/