Bebe Rexha pozon për numrin e ri të “L’Officiel Italia” dhe duket për mrekulli

Bebe duket krejtësisht ndryshe në paraqitjen e fundit.

ShowBiz

26/02/2021 18:45

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka pozuar për numrin e ri të “L’Officiel Italia”, shkruan lajmi.net.

Për numrin e ri të kësaj reviste, artistja u shfaq me flokë të gjata, të lëshuara në kraharor, teksa ishte veshur në të bardha.

Bebe ndau me ndjekësit një fotografi që e shkrepi gjatë fotosesionit të ri për këtë revistë, teksa falënderon bashkëpunëtorët.

“Baby I’m Jealous”, mbetet kënga e fundit nga Bebe Rexha, të cilën e solli në duet me Doja Cat.

Këngëtarja është duke punuar për albumin e ri muzikor, i cili pritet të lansohet gjatë këtij viti. /Lajmi.net/

YouTube player