Bebe Rexha pozon për numrin e ri të “L’Officiel India”

Bebe vjen mahnitëse në kopërtinën e revistës së njohur.

ShowBiz

21/04/2021 15:40

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka pozuar për numrin e ri të “L’Officiel India” dhe erdhi atraktive, shkruan lajmi.net.

Artistja ishte veshur me kostum të zi, ndërsa flokët me balluke i kishte lëshuar në kraharor dhe kishte vënë si aksesor një zingjir të gjatë.

Ndërsa në imazhet tjera, ajo kishte veshur bluzë e pallto ngjyrë kafeje, teksa flokët i kishte të shprishura.

Në përshktimin që revista indiane ia bëri këngëtares thuhet se ajo është senzacion i muzikës pop në Amerikë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Senzacioni amerikan i muzikës pop. Një emër që bën jehonë të dashuruarve të muzikës pop, R&B dhe hip-hopit, Bebe Rexha, sigurisht që nuk ka nevojë për prezantim! Një këngëtare dhe tekstshkruese super e talentuar amerikane; ajo ka fituar çmime të panumërta për muzikën e saj, duke përfshirë një nominim në Grammy! Për të mësuar më shumë, kap edicionin tonë të ardhshëm”, thuhet në  postimin e “L’Officiel India”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by L’Officiel India (@lofficielindia)

Bebe pritet që së shpejti ta lansojë albumin e ri muzikor, ndërsa para pak ditësh solli këngën “Sabotage”, e cila u mirëprit nga fansat.

Kujtojmë se në albumin e ri, Bebe Rexha përfshin edhe disa bashkëpunime me artistë të njohur. /Lajmi.net/

YouTube player