Bebe Rexha: Nuk dua të rritem

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare Bebe Rexha ka lënë një postim interesant, duket se ajo nuk dëshiron të rritet

ShowBiz

30/04/2015 20:20

Nuk thonë kot që fëmijëria është periudha më e mirë e jetës, e kështu mendon edhe Bebe Rexha, e cila ka postuar një foto kur ishte e vogël me mbishkrim karshi. `Nuk dua të rritem´, shkruan këngëtarja.

Por edhe pse Bebe Rexha nuk po dëshiron të rritet, mund të themi lirisht se në aspektin muzikorë ajo çdo ditë e më shumë po rritet, duke u bërë kështu një prej emrave më të dashur në Amerikë. Lajmi.net