Bebe Rexha nominohet në “Teen Choice Awards”

Bebe Rexha çdo ditë po numëron sukseese të reja në karrierë.

ShowBiz

20/06/2019 23:30

Bebe Rexha së fundi ka njoftuar fansat e saj se është nominuar në “Teen Choice Award”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është nominuar për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me grupin “The Chainsmokers”.

Përmes rrjeteve sociale, Bebe ka kërkuar votën e fansave, madje ka vënë edhe linkun ku mund të votohet.

Për ndryshe “Call You Mine” ka marrë mbi 14 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/