Bebe Rexha këndon ‘live’ një tjetër version të “Baby I’m Jealous”

Bebe mahniti me interpretimin e hitit të fundit.

ShowBiz

04/12/2020 22:16

Bebe Rexha aktualisht po shijon suksesin e projektit të fundit, ndërsa nuk e ka ndalur punën për këngët e reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ishte e ftuar në “Good Morning America”, ku performoi ‘live’ këngën e re “Baby I’m Jealous”.

Kësaj radhe, ajo solli tjetër version të kësaj kënge, pasi e këndoi e vetme projektin që e ka në duet me Doja Cat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“E dua këtë version shumë ?? Faleminderit @goodmorningamerica që më kishit mua këtë mëngjes të këndoja versionin tjetër të Baby I’m Jealous për herë të parë. A duhet ta vendos në transmetim??”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se në statistikat e publikuara së fundit nga Spotify për këtë vit, këngët e Bebe Rexhës janë transmetuar 1 miliard herë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)