Bebe Rexha jep detaje rreth albumit të ri

Bebe Rexha po punon rreth projekteve të reja, të cilat do t'i përfshijë në një album.

ShowBiz

16/04/2019 11:05

Bebe Rexha përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar fansat që së shpejti vjen me album të ri, madje ka dhënë disa detaje rreth tij, shkruan lajmi.net.

“Albumi im i ardhshëm do të jetë favoriti im sepse nuk po marr diçka nga e kaluara. Ju dua shumë. Shpresoj të më pranoni si jam”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Last Hurrah”, këngë të cilën e solli në disa versione të ndryshme. /Lajmi.net/