Bebe Rexha: Fama ime i frikëson meshkujt

Bebe Rexha ka treguar pse meshkujt hezitojnë të hyjnë në lidhje me të.

ShowBiz

07/06/2020 19:52

Bebe Rexha është emër mjaft i lakuar në mediat rozë edhe për jetën e saj private, në një intervistë me ‘Healthy’ këngëtarja shqiptare ka treguar se është beqare.

Ajo është shprehur se lidhjet nuk i kanë ecur asnjëherë mirë pasi sipas saj, fama i ka frikësuar shumë meshkujt.

“Të qenurit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, tha Bebe Rexha.