Bebe Rexha e kujton 27-vjeçaren Breonna Tylor, e cila u qëllua nga polici
Bebe Rexha kujtoi të ndjerën Breonna Tylor në ditëlindjen e 27-të.

ShowBiz
Breonna ishte një tjetër vajzë me ngjyrë, e cila ishte qëlluar për vdekje nga një polic në mars të këtij viti, shkruan lajmi.net.
Ajo sot do të festonte ditëlindjen e 27-të, por polici e mbyti në shtëpinë e saj dhe askush ende nuk doli para drejtësisë për këtë rast.
Këngëtarja Bebe Rexha, e kujtoi Tylor në këtë ditë, duke shkruar “Breonna Taylor duhet të festonte sot ditëlindjen e 27-të. Ajo ishte një vajzë e bukur dhe e guximshme që u vra nga oficerët e policisë 3 muaj më parë ndërsa ishte e fjetur në shtëpinë e saj. Askush nuk është akuzuar për vdekjen e saj … Ne duhet të kërkojmë #drejtësi”.
Tylor ishte intermiere, ndërsa rasti i saj po komentohet sërish pas vrasjes së George Floyd. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CBELfPAl0vT/