Beatrixa rrethohet në rrugë nga fansat, sjellja e saj është për t’u admiruar

Beatrix Ramosaj është njëra ndër personazhet më të përfolura qysh nga rrugëtimi i saj në "BBV".

ShowBiz

05/06/2022 20:31

Ajo komentohet shumë pasi krijoi lidhje me Donaldin në “BBV”, shkruan lajmi.net.

Madje u komentua edhe më shumë me ndarjen me aktorin.

Pas videos që postoi javë më parë ku trajtoi temën e bullizmit duke përmendur edhe familjen e saj, Trixa mori shumë mbështetje nga publiku dhe emra të njohur të skenës muzikore.

Pas thashethemeve që Bora dhe Donaldi janë ribashkuar ajo në emisionin “Mirage” iu uroi lumturi atyre.

Sjellja e mirë e Trixës ka bërë që fansat ta duan aq shumë saqë sot mezi eci në rrugë duke bërë foto me disa prej tyre.

Trixa ka dëshmuar sërish se brenda saj fshehet një zemër tejet e bukur./Lajmi.net/