Beatrix feston ditëlindjen në vendlindje, emocionon të gjithë me një veprim

Beatrix po feston në vendlindje, thotë se kjo është ditëlindja e saj më e bukur.

ShowBiz

09/06/2020 16:01

Këngëtarja Beatrix Ramosaj me këtë datë feston ditëlindjen, ajo ka mbushur plot 26 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vendosur që bashkë me familje, këtë datë të rëndësishme ta kalojë bashkë me familjen e saj në Llapashticë.

Beatrix publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaq qenin e saj në oborrin e shtëpisë së saj në vendlindje.

“Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Hera e parë e Bellës në vendlindjen time Llapashticë!”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Po ashtu, ajo postoi një tjetër imazh, në të cilin tregon se ka vizituar varrin e babait të saj.

“Na mungon çdo ditë engjëll! Parajsa është shumë e bekuar që të ka ty!! Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix sipër fotos. /Lajmi.net/