Beasley nuk mund të luajë 5 ndeshjet e para me Brooklyn

Brooklyn Nets kanë transferuar Michael Beasley.

Sport

10/07/2020 18:01

Ditë më parë është njoftuar për arritjen e marrëveshjes mes Brooklyn Nets dhe Michael Beasley.

Beasley shihet si ndihmë për skuadrën në rikthimin e sezonit në Orlando, por basketbollisti nuk do të mund të paraqitet në pesë ndeshjet e para me skuadrën e tij.

Lojtari duhet të kryej dënimin e tij me pesë ndeshje, lidhur me rregullat anti-drogë, pasi në vitin 2019 pranonte një suspendim për shkeljen e tyre, përcjell lajmi.net.

Beasley më parë luante me Lakers kurse së fundmi arriti marrëveshje me Brooklyn.

Kujtojmë se Nets kanë siguruar edhe shërbimet e Jamal Crawford. /Lajmi.net/