BE: Të ulen tensionet nga të dyja palët, negociatorët e Kosovës dhe Serbisë së shpejti në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano ka deklaruar sot se BE është e qartë në mesazhin e saj se de-përshkallëzimi është fjala kyçe për situatën aktuale në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në vlerësimin se të dyja palët janë kryesisht përgjegjëse për uljen e tensioneve.