BE sot ndanë 8.5 milion euro për komunat veriore

Bashkimi Europian ndanë sot një grant prej 8.5 milion euro për komunat me shumicë serbe në veri të vendit. 

Lajme

23/12/2014 09:36

Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e kontraktimit të skemës së granteve prej 8.5 milionë euro, që dedikohet për katër komunat e veriut, organizon sot një ceremoni shpërblimesh me pjesëmarrjen e të gjithë përfituesve të grantit, përfshirë këtu kryetarët e komunave, përfaqësuesit e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. 

Kjo ngjarje shënon të arriturën e parë në shpërndarjen e zarfit me 38.5 milionë euro, që janë flokuar nga BE-ja në mbështetje të rigjenerimit ekonomik dhe krijimit të infrastrukturës dhe kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në Mitrovicën e Veriut.